Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dy sulmues serbë po trajtohen në Novi Pazar

Dy serbë të plagosur pjesëtarë të grupit që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilin janë larguar nga Kosova, janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar të Serbisë.

Hyrjen gjatë gjithë natës e kanë ruajtur pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Nova” raporton se spitali nuk po i jep informacione askujt.

Tre sulmues u vranë në shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe grupit të armatosur, ndërsa dënimet për sulmin erdhën nga i gjithë bashkësia ndërkombëtare.

Pas reagimit të Policisë, ky grup i armatosur ishte ngujuar në Manastirin e këtij fshati ku nga aty sulmonte edhe Policinë e Kosovës.

Përleshja e Policisë së Kosovës me grupin e armatosur zgjati gjatë tërë ditës së diel, ku më pas policia arriti të marr nën kontrollon Manastrin, ku ishin ngujuar grupi i armatosur dhe Policia konfiskoi edhe disa armë e pajisje ushtarake të këtij grupi.