
Dy personat e arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë, janë shqiptarë.
Të arrestuarit janë B.Sh dhe M.Q, dhe sipas burimeve, Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka qenë instrumentale për kapjen e tyre.
Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.
Aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon, ku edhe po bastisen pronat e të dyshuarve.