Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë

 
   

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një shtëpi në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot në rrugën “Xhemail Haxha”.

“Rreth orës 15:40 është raportuar se në rrugën “Xhemail Haxha” në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombol gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë ai.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e rastit.