1
Dy persona të maskuar njëri më pistoletë dhe tjetri me thikë i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon një personi.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:55 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si “Grabitje”.
“Rr. Mon Balaj, Prishtinë / 07.04.2025 – 01:55. Është raportuar se dy persona të maskuar njëri me pistoletë dhe tjetri me një thikë, i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.