Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dy të vdekur ndërsa Greqia vazhdon luftën me zjarret në rritje

Qysh në orët e mëngjesit të 22 gushtit, Greqia vazhdoi luftën ndaj zjarreve në rritje, që morën jetën e dy personave dhe detyruan shumë të tjerë të evakuoheshin. Kjo është vala e dytë vdekjeprurëse e zjarreve masive brenda vetëm një muaji.

Zjarret vazhduan të digjen në mënyrë të pakontrollueshme në pjesën verilindore të Greqisë, ishujt Evia dhe Kythnos, si dhe rajonin e Beoetia në veri të Athinës. Zjarret janë shpërndarë në mënyrë të shpejtë shkaku i erërave të forta dhe temperaturave deri në 41 gradë Celsius.

“Ka nëntë fronte aktive… situata është e ngjashme me atë gjatë korrikut”, tha një zëdhënëse e departamentit të zjarrit për agjencinë e lajmeve AFP, duke iu referuar zjarreve që lanë pesë persona të vdekur gjatë korrikut.

Në orët e vona të mbrëmjes së 21 gushtit u vendos që banorët e zonave të rrezikuara të evakuoheshin në spitalin e Alexandroupolis, një qytet në verilindje të Greqisë ku zjarret po vazhdojnë për të katërtën ditë radhazi.

Bashkimi Evropian njoftoi se do të dislokonte dy avionë zjarrfikës nga Qipro dhe një ekip zjarrfikës rumun nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile të bllokut evropian.

Temperaturat shumë të nxehta dhe kushtet e thata që rrisin rrezikun nga zjarret do të vazhdojnë deri të premten, sipas meteorologëve.

Mes një valë të të nxehtit, një zjarr që filloi më 18 korrik dhe u ndez nga erërat e forta shkatërroi pothuajse 17.770 hektarë brenda dhjetë ditëve në pjesën jugore të Rodosit – një ishull i njohur turistik në Detin Egje juglindor.

Rreth 20.000 njerëz, kryesisht turistë, u detyruan të evakuoheshin.