Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dy tragjedi me 346 viktima , avionët Boeing 737 Max8 do të fluturojnë edhe në Rinas

Shqipëria ishte një destinacion i pëlqyer për turistët këtë vit për shkak të marketingut që iu bë përmes influencerave si edhe çmimeve të ulta krahasuar me rajonin duke bërë që vendi të synohet edhe nga kompanitë e fluturimit Low Cost, siç ishte Wizz Air dhe sëfundmi Ryan Air.

Kjo e fundit nisi fillimisht të shiste bileta për tetorin, por më pas ndryshoi datën e fillimit të operimit në Shqipëri duke e çuar në 31 tetor, të paktën sipas njoftimit që është shpërndarë dje nëpër media.

Të dyja kompanitë operojnë në linja të shkurtra dhe të mesme në Europë dhe kanë si qendër Hungarinë për Wizz Air dhe Irlandën.

Të dyja kanë të njëjtin concept, atë të shitjes së biletave me çmim të lirë, duke shtuar më pas kosto gjatë rezervimit të biletës apo check init për bagazhet apo “kleçka” të tjera që të dalin rrugës, për të mos përmendur rastet e shitjes së biletave më shumë se vendet që ka avioni dhe situate të ngjashme që lenë më pas udhëtarët për orë të tëra në pritje në aeroporte.

Kompanitë operojnë edhe me tipa të ndryshëm avionësh. Wizz Air ka zgjedhur që të operojë me avionë të prodhimit të Airbus, ku nga Shqipëria fluturon kryesisht me Airbus a320 dhe Airbus a321, ndërkohë që Ryan Air ka zgjedhur kompaninë e prodhimit të avionëve, Boeing.

Për shkak të linjave të shkurtra dhe të mesme që operson, kompania Ryan Air ka një flotë avionësh Boeing 737 800 dhe Boeing 737 Max8.

Aksidentet me avionë janë të rralla dhe fluturimi konsiderohet si një ndër më të sigurtët krahasuar me traget apo autobusë, por të dhënat tregojnë se pikërisht avionët Boeing 737 Max8, kanë një koeficient të ulët sigurie.

Madje, sipas Forbes dhe AirSafe.com, këta lloj avionësh kanë një koeficient fataliteti 3 në 1 milionë fluturime, e cila është jashtëzakonisht më e lartë se tipat e tjerë të avionëve Boeing apo Airbus, raporton AlbEu.com.

Dy tragjedi

Dhe kjo renditje në vend të parë si avionët më të rrezikshëm rrjedh prej dy tragjedive të mëdha që kanë shkaktuar këta dy avionë gjatë viteve të fundit.

Në total, që prej vitit 2018 deri më sot, kanë vdekur në tragjedi ajrore prej rënies së avionëve Boeing 737 Max8, 346 persona.

Tragjedia e parë ndodhi në vitin 2018 ku një avion Boeing 737 Max8, pikërisht fluturimi nr.610 i kompanisë LionAir në Indonezi duke vrarë 189 persona në bord, të cilat u përplasen në detin Java.

Në vit më pas, do të ishte i njëjti tip avioni, Boeing 737 Max8, i kompanisë Ethiopian Airlini cili do të vriste 157 persona për shkak të përplasjes vetëm 6 minuta pas nisjes.

Bllokimi

Fill pas këtyre dy aksidenteve tragjike, u urdhërua bllokimi i fluturimeve të sërisë së avionëve Max të Boeing deri në verifikimin e shkakut të aksidenteve. Pas hetimeve, u vërtetua se kompania kishte bërë disa ndryshime në sistemin e drejtimit të avionëve pa vënë në dijeni pilotët dhe kompanitë ajrore.

Ndryshimet në sistemin e drejtimit kishin ardhur për shkak së kompania Boeing synonte konkurrencën me Airbus sa i përket eficencës së karburantit duke bërë që të vendoste motorë të tjerë, më të mëdhenj të avionët e serisë Max gjë që ndryshoi edhe balancimin e avionit.

Për të rregulluar balancimin, kompania futi në përdorim një sistem automatik që futej në veprim sa herë që sensorët jepnin sinjalin se balanca ishte prishur.

Por, të pavetëdijshëm për këtë ndryshim, pilotët nuk dinin si të reagonin në këto raste duke shkaktuar dy tragjedi.

Lejimi

Pas përfundimeve të hetimit dhe padisë ndaj kpmpanisë, autoritetet aviacionit civil në SHBA dhe Europë lejuan fluturimin e kësaj flote avionësh, pasi Boeing tha se kishte bërë rregullimet e duhura në sistemin e drejtimit të serisë së avionëve Max.

Aktualisht seria Max po përdoret nga disa kompani në botë, përfshi edhe Ryan Air, e cila do të fluturojë edhe në Shqipëri.

Për momentin, Aviacioni Civil i Shqipërisë nuk ka ndonjë koment për çështjen në fjalë. /albeu.com