Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dy turistë italianë mbesin të vdekur e dy shqiptarë të plagosur në një aksident në rrugën Sarandë – Ksamil

Një aksident ka ndodhur në orët e para pas mesnatës në aksin Sarandë – Ksamil, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.

Euronews Albania raporton se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.

Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.