Butrint dhe Bledar Bajraj, dy vëllezër që kanë pasion për çiftelinë, kanë “pushtuar” sot dasmat e shqiptarëve në diasporë.
Të ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, Bledari dhe Butrinti kanë treguar se si lindi pasioni i tyre për çiftelinë.
Ata thanë se është një pasion që rrjedh nga familja, pasi babai i tyre, xhaxhallarët por edhe kushërinjtë janë shumë të dhënë pas çiftelisë.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Kush e nisi i pari?
Butrinti: Dëshirën nuk e kemi nisur të imponuar. Duke i parë të gjithë në shtëpi duke kënduar, kisha dëshirë që të mësoja, pas meje edhe vëllai.
Brikena Prifti: Edhe Bledari e ka patur me qef?
Butrinti: Më shumë se unë.
Brikena Prifti: Si ka qenë momenti i parë kur ta dhanë ta mësoja?
Bledari: Unë e kërkova vetë ta mësoja.
Brikena Prifti: Si ndiheni në Gjermani?
Butrinti: Kemi tre vite në Gjermani.
Brikena Prifti: Si ndihesh Bledar?
Bledari: Më mungon Kosova, më shumë kushërinjtë, shokët.
Brikena Prifti: Si ka nisur dëshira e njerëzve për tu patur në dasma?
Butrinti: Si fillim një video e Bledarit në youtube, u bë virale në Facebook, pas asaj video ka patur shumë kërkesa për të patur Bledarin në dasma.
/Vizionplus.tv/