
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar.
RTK raporton se në orët e mbrëmjes është dëgjuar një shpërthim në Zveçan.
Sipas këtij raportimi, një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të trupave të KFOR-it, të cilët po ruajnë rendin atje.
Sipas RTK-së, një grup serbësh, janë duke provokuar vazhdimisht trupat e NATO-s edhe në orët e mbrëmjes.