Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dyshimet e shumta për mashtrime, villat e sekuestruara janë të Granit Gojanit nga GG Exclusive

 
   

Prokuroria Themelore e Prishtinës sot ka njoftuar se janë bllokuar 24 prona dhe 11 villa në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë, të cilat kapin vlerën qindra mijëra euroshe.

Në njoftim thuhet se kjo është ndërmarrë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga Tatimi”.

Bëhet fjalë për rastin e Granit Gojanit, pronar i GG Exclusive, për të cilin muaj më parë mediat kishin raportuar në vazhdimësi për mashtrim ndaj disa qytetarëve, me ç’rast më pas ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve, Granit Gojani thuhet se ka marrë qindra mijëra euro nga të dëmtuarit për t’iu rregulluar vila druri, të cilat nuk i ka përfunduar kurrë, madje disa prej tyre as nuk i ka nisur.