
Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë janë duke e zhvilluar një aksion nën dyshimin për veprën penale të mashtrimit.
Momentalisht janë duke u bastisur disa lokacione.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’ rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit”, thuhet në njoftim.
Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë.
Një ditë më parë, një aksion u zhvillua në Pejë nën dyshimet për mashtrim me patentë-shoferë.