Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dyshimet për porositje të dëshmitarëve, avokatët e vlerësojnët veprim të mirë ngritjen e kësaj çështjeje në Hagë

Përpara trupit gjykues në Gjykatën Speciale, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së, solli në vëmendje dyshimet për porositje të dëshmitarvë kundër të të akuzuarve, bazuar në përkatësinë e tyre fetare. Një gjë e tillë po vlerësohet si veprim i duhur, megjithëse se nuk parashihet ndonjë efekt direkt në proces gjyqësor, pa u provuar këto dyshime.

Deri më tani, pjesa dërrmuese e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj katërshes së UÇK-së, ishin me masa mbrojtëse.

Listat dhe radhitja e tyre për të dëshmuar, janë rreptësisht konfidenciale për publikun.

Megjithatë, përbërja dhe përkatësia e tyre fetare, ngjalli debat mes palëve në gjykatore.

Dyshimet për porositje të dëshmitarëve në bazë të përkatësisë fetare kundër ish krerëve të UÇK-së, u potencuan edhe përpara trupit gjykues.

Një paralajmërim i tillë nga ana e mbrojtjes, po vlerësohet si veprim i duhur, pasi që sipas avokatit Kadri Osaj, ushtrimi i ndikimit në dëshmitar kategorizohet si vepër penale.

“Në qoftë se Prokuroria ka rënë në dijeni lidhur me këtë rrethanë është dashur të marr veprime procedurale ex officio ngase kemi elemente të ushtrimit të ndikimit”, tha ai, për tëvë1

Ndërkaq, avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, konsideron se kundërshtimi i mëtejshëm i dëshmitarëve që dyshohet se janë të porositur, mund të bëhet në faza tjera të procedura nga ana e ekipeve mbrojtëse.

Të hënën në kuadër të prokurorisë, ka filluar grupi i dytë i dëshmitarëve ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.