Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dyshohet se e dhunoi dhe e rrahu në hotel vajzën me probleme mendore, ndalohet i dyshuari për rastin e tmerrshëm

 
   

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, “ekziston dyshimi se i njëjti e kishte marrë me veturë viktimën dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel si dhe ndaj të njëjtës ka ushtruar dhunë fizike. Viktima dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor dhe e njëjta nga familjarët e saj ditë më parë është raportuar e zhdukur.”

Në njoftim thuhet tutje se nga hetuesit rajonalë të Policisë, viktima është dërguar fillimisht në Urgjencën e Kaçanikut, ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas e njëjta është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. 

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.”