Një grua dyshohet se është vetvrarë pasditën e djeshme në Podujevë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një 40 vjeçare i ka dhënë fund jetës në fshatin Batllavë të Podujevës.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Është raportuar se viktima femër kosovare se është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime” thuhet në njoftimin e Policisë.