Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një fjalimi që shënon përvjetorin e dytë të pushtimit të Rusisë, ka thënë se Ukraina do të ketë sukses, teksa u ka kërkuar bashkatdhetarëve të tij të mbeten me shpresë për fitore.
“Sot, për fat të keq, secili prej nesh ka dikë për të mbajtur një minutë heshtje. 730 ditë dhimbje. Por, në të njëjtën kohë, 730 ditë shpresë”, u shpreh ai.
Zelensky vazhdoi të inkurajojë bashkatdhetarët e tij duke u kujtuar atyre se çfarë është arritur gjatë dy viteve të fundit.
“Ne jemi të aftë. Ne do të kemi sukses”, u shpreh tutje presidenti ukrainas, shkruan CNN.