Është zbardhur dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar i cili vrau me armë zjarri partneren e tij rumune në banesën ku jetonin së bashku në rrugën Patroklou në Kaminia, rreth orës 7:30 të mëngjesit të së premtes.
Kur policia shkoi në vendngjarje, gjeti në sallonin e shtëpisë trupin e 29-vjeçares në një pellg gjaku.
Pas arrestimit nga policia, Gentian Mino pretendoi se kishin një debat të ashpër dhe i vuri armën në kokë për ta frikësuar. Por, sipas mediave greke, ai më pas pohoi para autoriteteve se: “E bëra për qejf”.
Dëshmitë e personave që e njihnin viktimën zbulojnë se së fundmi kishin vënë re një ndryshim si në sjellje ashtu edhe në pamjen e saj.
Si ndodhi vrasja?
Kur 29-vjeçarja është kthyer nga puna në shtëpi ka konstatuar se 39-vjeçari po e priste dhe kishte konsumuar alkool.
Mes tyre ka pasur një debat të ashpër dhe shqiptari ka nxjerrë armë duke e qëlluar me plumb në kokë.
Ka qenë vetë autori i cili ka telefonuar ambulancën dhe policinë, ndërsa ka rrëfyer krimin para hetuesve.
Arma me të cilën Gentian Mino vrau partneren e tij 29-vjeçare posedohej në mënyrë të paligjshme ndërkohë që ai ishte i njohur për autoritetet.
Sipas informacioneve, pranë autoriteteve nuk ka asnjë denoncim për dhunë në familje nga viktima apo ndonjë grua tjetër.
29-vjeçari ishte me origjinë nga Rumania dhe punonte në një dyqan në qendër të Heraklion.