Edhe Shkëlzen Gashi ka reaguar pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën.
Ai në një postim në rrjetin social “Facebook”, tha se OKB sot dënoi edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Gashi citoi edhe pikën 2 te rezolutës së OKB-së, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sot e dënoi, mes tjerash, edhe Presidentin e Sërbisë, Aleksandar Vučić, sepse pika 2 e Rezolutës, mes tjerash, thotë se OKB-ja “… dënon pa rezerva veprimet që i madhërojnë të dënuarit nga gjykatat ndërkombëtare për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid…”.