
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtes në lagjen ‘Nënkala’ në Prizren, ku një 43-vjeçar humbi jetën. I ndjeri u dërgua me urgjencë nga shtëpia në spital, por fatkeqësisht ishte pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Rikard Oroshin, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e Spitalit.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore.
Rasti është denoncuar edhe në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.
Për vdekjen e 43-vjeçarit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘Hetim i vdekjes’.