Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, më 31 korrik, e hënë, do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Por, për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, protesta e nesërme nuk ka të bëj me liri të shprehjes.
Basha në një postim në Facebook, pyeti protestuesit e nesër nëse duan të protestojnë pa e ditur se kush është pronari i mediumit në mbrojtjte të të cilit protestojnë.
“A pranoni me dal nëse e dini që pronari është komplet fiktiv, pra mashtrim i pastër ndaj shtetit. Me ndodh ky debat e këto hulumtime, edhe unë e kisha rimendu pozicionimin, mirëpo nëse s’ka ndodh kjo, atëherë pse keni me dal nesër?!”, shkroi deputeti mes tjerash.
Postimi i plotë:
Veç t’ kuptohemi që protesta nesër veç me liri t’shprehjes nuk ka t’ bëj! Zero! Askush kurrë s’ia ka ndalu lirinë m’u shpreh e as me kritiku, për mos me thanë që janë aq të lirë sa që edhe shpifin pa ndalë një numër i madh i tyre!
Janë dy çështje që duhet m’i mendu para se të dilni.
E para, a pranoni me dal në protestë pa e ditë kush është pronari? A pranoni me protestu për një pronar që në Maqedoni është i regjistrum si investim i Serbisë, apo hiç s’po doni me ditë kush e si paguhen? A ish dashtë me pas hulumtim apo debat nga gazetarët rreth këtyre pronarëve që e paraqesin qytetin e Kosovës si Serbi, apo hiç s’po ju bën përshtypje as kjo? A pranoni me dal nëse e dini që pronari është komplet fiktiv, pra mashtrim i pastër ndaj shtetit. Me ndodh ky debat e këto hulumtime, edhe unë e kisha rimendu pozicionimin, mirëpo nëse s’ka ndodh kjo, atëherë pse keni me dal nesër?!
Nëse e para s’ka ndodh, atëherë po mbetet e dyta, ky sekreti publik që ju po e dini se pronar NUK është Kushtrim Gojani, por Klan Kosova është e Devollëve! Pra po jeni OK që e kanë mashtru shtetin, dhe po e kaloni edhë këtë! Pra po i besoni Devollëve më shumë se shtetit?!
Atëherë nëse po e dini që është e Devollëve, a po i bje që nesër protesta mbahet në mbrojtje të Devollëve, sepse regjistrimi ka problem me manipulimin që i është bë shtetit nga të ashtuquajtur pronarë, s’ka asnjë lidhje me lirinë e shprehjes, pra përmbajtjen apo punën e gazetarëve.
E nëse dilet në mbrojtje të Devollëve, kisha pas qef me ua kujtu këtë korporatë që:
❌ Falsifikon dokumenta në regjistrim,
❌ Dyshohet për pronat fiktiv dhe e paraqet Pejën e Gjakovën si qytete të Serbisë,
❌ E përfshime në monopolin e homologimit që ia ka zhvat qytetarëve milionat, e që u ndal nga qeveria Kurti,
❌ E kanë zhvatë Telekomit përmes Z-Mobile,
❌ E kanë zhvatë shtetin bashkë me politikanë kriminal përmes terimnaleve doganore, që Qeveria Kurti po ia pren kamtë,
❌ E kanë zhvatë shtetin bashkë me politikanë kriminal përmes Qendrave të Regjistrimit, ku ka marrë miliona euro,
❌ Të akuzuar që kanë importu grurë të kafshëve që pastaj e ka shit për njerëz.
❌ Të akuzuar për privatizime githandej, përfshi pronën ku operon ky medium!
Më shkurt, këtu kemi dy palë, qeverinë që po kërkon ligjshmëri dhe e mbron shtetin, dhe Devollët, që njihen për zhvatjen e këtij shteti tash e me dekada! Tash po thuni pas krej kësaj historie me ju besu Devollëve e jo shtetit a?
Prandaj, kjo protestë veç me liri t’shprehjes nuk ka të bëj, dhe kam informacione se po iu bëhet presion gazetarëve që punojnë për shtëpi mediale me dal nesër patjetër! E dhimbshme që për një pagë i detyroni gazetarët me dal pa dëshirën e tyre. Kaq për liritë që ju i respektoni 🙂