Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E dhimbshme: Ky është 67-vjeçari që i dha fund jetës në Gjilan

 
   

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Gjilan, ku një person është gjetur i vdekur në oborrin e një shtëpie. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, ndërsa pranë tij është gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë, me të cilën dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Media mëson ekskluzivisht se viktima e këtij rasti është 67-vjeçari, Kadri Rafuna.

Në vendin e ngjarjes dje kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.

 Image
 Kadri Rafuna 
 

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.