Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E dhimbshme: Ky është personi që humbi tragjikisht jetën nga incidenti me zjarr në Gjakovë

Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ku një person humbi jetën pasi shtëpia e tij ishte kapluar nga flakët.

Rasti për Sinjalin u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi”.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën tragjikisht në këtë incident është A. Juniku, rreth 40-vjeçar.

Policia deklaroi se me të marrë informatën, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë reaguar dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Megjithatë, gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë u gjet një trup i pajetë i viktimës.

Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.