Si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në hyrje të Vushtrrisë, ka humbur jetën një person. I ndjeri mori lëndime serioze dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Mësohet se viktima është vushtrriasi Mentor Merovci, i cili vdiq teksa po trajtohej në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe miqtë e të ndjerit në rrjete sociale.
Lajmin për aksidentin fillimisht e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.