Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta infermierja Fitore Zenelaj.
Për vdekjen e infermieres kanë njoftuar familjarët e saj, të cilët kanë bërë të ditur se ajo ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë.
“Të nderuar familjarë, miq, shokë, dashamirë, me dhimbje dhe pikëllim të madh, ju njoftojmë se më e dashura jonë Fitore Zenelaj pas një sëmundje të rënde ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë, me datë 13.11.2023. Për ditën dhe orën e varrimit, do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Ndryshe, infermierja Zenelaj është përballur për disa vite me sëmundjen e kancerit dhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijesimin mbi luftën ndaj kësaj sëmundje.
Ajo ka lënë pas vetes bashkëshortin dhe tri vajza.