Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E dhimbshme: Vdes në QKUK djali i ish rreshterit në Gjakovë që qëlloi veten me armën zyrtare të babait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për djalin e ish-rreshterit të Policisë në Gjakovë, Qerim Ramës – i cili është pensionuar në janar.

Djali i tij po dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës, duke e qëlluar veten në kokë me armën zyrtare të babait.

Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali nga stafi mjekësor tashmë djali ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.