Tre anëtarët e familjes Pacolli që ranë në lumin Lepenc afër fshatit Orman të Shkupit pas një aksidenti me veturën e tyre janë gjetur të vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.
Ai nuk ka treguar nëse ka lidhje familjare me këtë familje, por Shkëlqim Pacollit, pasagjerit që ishte në veturë e që shpëtoi, i ka dëshiruar shërim të shpejtë.
“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humbën jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë.
Lutem për këtë familje!”, ka shkruar Pacolli.
Raportohet se 21 vjeçari ka kërcyer nga vetura e tipit BMË që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit.
I njëjti është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Shkupit.