Dita e diele ka qenë një ditë zie për 3 familje shqiptare pasi që nga mëngjesi i sotëm e deri në këto momente u regjistruan ngjarje tragjike të cilat u morën jetën të afërmve të tyre.
Një çifti bashkëshortësh mbeti i vdekur pas përplasjes së ditës së djeshme nga një autobus.
Adem dhe Sadije Sula ishin me mjetin e tyre motor kur u përplasën dhe morën plagë të rëndë. Ata nuk mundën tu shpëtonin plagëve të marra dhe dhanë frymën e fundit sot në Spitalin e Shkodrës.
Çifti po udhëtonte me motor kur u përplas me një autobus që kthehej nga Mali i Zi me qytetarë nga Lezha.
Po ditën e sotme Gjelosh Rushaj nga Dukagjini dha frymën e fundit pas një aksidenti tragjik 3 ditë më parë ku kamionçina me të cilën po udhëtonte ra në humnerë në rrugën e Dukagjinit.
Ai u transportua me helikopter, por sot u dha lajmi i trishtë se vdiq në spitalin e Traumës në Tiranë.
Pasditen e somte u regjistrua edhe një tragjedi tjetër e cila tronditi mbarë veten pasi u shua një familje në Kavajë pasi u mbytën nga dallgët e detit.
Familja Halilaj kishte shkuar për të kaluar një fundjavë në plazh por që rezultoi fatale për babanë dhe 2 djemtë e tij.
Sipas raportimeve djali 13-vjeçar i familjes po mbytej dhe Elvis Halilaj së bashku me djalin tjetër 17-vjeçar u futën për ta shpëtuar gjë e cila nuk ndodhi.
2 prej tyre u nxorën me shenja jete në breg por vonesa e ambulancës shënoi fundin tragjik për ta.