Nasim Haradinaj është kthyer në shtëpi!
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është liruar nga Haga.
Nga aeroporti, Nasimi është nisur drejt vendlindjes së tij, Gllogjanit, ku është pritur nga bashkëfshatarët.
Bashkëshortja e tij, Gjejlonja, ka thënë për Indeksonline se është shumë e emocionuar dhe se një vendim i tillë ishte dashur të merrej kohë më parë.
Ajo thotë se edhe bashkëluftëtarët e Nasimit që po gjykohen në Hagë, duhet të lirohen sa më shpejt.
Deri në lirimin e tyre, gëzimi për lirimin e Nasimit është i përgjysmuar.
Dëgjoni intervistën e plotë të saj: