Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E FRIKSHME- 10-vjeçari “helmohet” pasi piu gjashtë shishe ujë në një orë

SHBA- Një djalë 10-vjeçar nga Karolina e Jugut, i cili u “helmua” pasi kishte pirë një sasi të madhe uji në një kohë të shkurtër, ka përfunduar në spital. Sipas prindërve të tij, aventura për 10-vjeçarin Ray Jordan filloi teksa ai ishte duke luajtur me miqtë në fundjavë.

“Ai po vraponte jashtë me kushërinjtë e tij dhe ata po luanin. Ata vrapuan rreth shtëpisë, u hodhën në trampolinë. Në një moment Ray hyri në shtëpi për të pirë ujë. Ajo që ne nuk e dinim në atë kohë ishte se sa ujë pinte”, tha nëna e tij për një stacion televiziv lokal.

Brenda një ore – nga ora 20:30 e natës deri në orën 21:30, 10-vjeçari piu gjashtë shishe ujë. “Në orën 22:30 Ray nuk mund të kontrollonte kokën, duart, asgjë. Dukej sikur i ishin “mbytur” aftësitë. Ai dukej sikur ishte droguar apo kishte pirë alkool”, tha babai i tij.

Pasi e çuan fëmijën në spital, mjekët zbuluan se Ray i vogël ishte “helmuar” me ujë pasi nivelet e natriumit në gjak ishin shumë të ulëta, shenjë se i ishin dëmtuar veshkat.

“Ajo që ata bënë ishte që i dhanë ilaçe diuretike për të hequr sa më shumë lëngje që i bënin presion në tru dhe për këtë na thanë se kishte dhimbje koke”, tha nëna e 10-vjeçares.

Pas 8 orësh terapi me natrium dhe kalium për të rregulluar gjakun e 10-vjeçares, Ray “u zgjua papritur, duke kërkuar ushqim dhe duke na pyetur: “Ku jam? Çfarë ndodhi?” shtoi ajo.

Fatmirësisht, Ray tani është shëruar plotësisht.