Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E FUNDIT/ Kaosi në seancë, policia e Tiranës hyn në Kuvend, i pranishëm dhe drejtori Vocaj

Tonin Vocaj së bashku me grupin e punonjësve të policisë kanë hyrë brenda ambienteve të Parlamentit

Policia e Tiranës ka mbërritur në godinën e Kuvendit, pas kaosit dhe trazirave të shkaktuara nga opozita.

Mësohet se mes efektivëve është dhe drejtori Tonin Vocaj, i cili do të kqyrë sallën e seancave, pasi deputeti Ervin Salianji ndezi një tymuese, e cila cilësohet si mjet piroteknik. Mes efektivëve, ka policë nga Policia Gjyqësore dhe nga Drejtoria e Tiranës.

Opozita shkaktoi kaos edhe në seancën e sotme ashtu siç ishte paralajmëruar më herët. Deputetët hynë që prej orës 09:00 në Kuvend, duke bllokuar fillimisht foltoren me karriget e deputetëve socialistë, që i kthyen përmbys.

Më pas Ervin Salianji ndezi një tymuese blu për të bllokuar mazhorancën, e cila me 74 vota miratoi e vetme 21 projketligje. Edhe më herët opozita ka shkaktuar përplasje, teksa 3 ditë më parë, pati dhe dhunë, ku deputeti Bledion Nallbati tentoi të godiste me grush socialsitin Vullnet Sina. Për këtë, të dyja palë kanë bërë denoncim në SPAK.