Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E FUNDIT/ Vrasja e Pëllumb Metës, policia gjen armën e përdorur nga vajza! E reja e kishte hedhur në…

Pak orë pas zbulimit të krimit të rëndë në Shën Vlash të Durrësit, ku vajza vrau babain e saj, policia ka gjetur armën që dyshohet se 19 vjeçarja Hygerta Meta e ka përdorur për të vrarë të atin Pëllumb Meta 50 vjeç.

Mësohet se e reja e kishte hedhur armën e krimit në një moçal, ndërsa tashmë pritet që të dërgohet në Institucionin e policisë për ekzaminim.

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, ndërsa ka qenë djali 25-vjeçar i cili shkoi në policinë e Durrësit, për të kallëzuar largimin e të atit.

4 ditë pasi mori denoncimin, policia gjeti fillimisht makinën e 50-vjeçarit të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Në këtë pikë, nën dyshimet se Pëllumb Meta ishte zhdukur policia intensifikoi hetimet dhe arriti të siguronte prova që në fakt treguan se ai ishte vrarë.

PERGJEGJESINE E VRASJES E MORI VAJZA

Vrasjen e mori përsipër vajza e tij, 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila sipas policisë ka pranuar krimin e rëndë dhe ka deklaruar se përveç insistimit për ta fejuar, palët kishin edhe konflikte të tjera familjare.

Ajo mësohet të jetë shprehur se e vrau atë në katin e 2 të shtëpisë, më pas e mbështolli me qese dhe e groposi në kasolle.

“Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain. Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”, mësohet të ketë deklaruar ajo në dëshminë e dhënë pas arrestimit.