Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“E futën në psikiatri 6 muaj, kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë: I thanë që do i presin këmbën, nuk e besonin se…

Julian Deda ka bërë një rrëfim të fortë në Big Brother, duke treguar vuajtjet që babai i tij, aktori i mirënjohur Zef Deda, kaloi në kohën e komunizmit.

Juli tha se të atin e kanë futur në psikiatri për 6 muaj, pasi nuk e besonin që kishte një problem shëndetësor në këmbë, për të cilin ai kërkonte që të dilte jashtë shtetit dhe ta kuronte, pasi në vendin tonë ndërhyrja nuk mund të bëhej, dhe ajo që mjekët i kishin thënë ishte se do t’i prisnin këmbën.

Regjimi mendonte se ajo ishte një formë që Deda kishte menduar për t’u arratisur.

 

“Ata e njihnin se ishte i famshëm në atë kohë, prandaj nuk e besonin dhe mendonin se donte që të arratisej, se ajo gjëja që ai kishte në këmbë nuk bëhej në Shqipëri. I thotë asaj ‘futu në mbledhje dhe merr vesh se çfarë thonë për mua’. I thotë ajo që diagnozën e ke këtu ( vendos gishtin në kokë), s’ka lidhje me këmbën. Ishte në atë kohë 35 vjeç.

Se në fillim i thanë ta këpusim këmbën. Dhe ata menduan se meqë ky nuk pranon e ka këtu (tregon me gisht kokën), dhe do të ikë jashtë shtetit. Ka nejt 6 muaj kot në psikiatri’”, rrëfeu Juli