Berat Gjimshiti nuk është vetëm një lojtar i madh, por edhe një njeri i madh.
Këtë e ka treguar gjithmonë, madje edhe në finalen e Europa League të fituar kundër Leverkusen, 3-0. Mbrojtësit shqiptar iu besua shiriti i kapitenit në krah pasi Toloi gjendej në stol dhe De Roon ishte i dëmtuar.
Pasi Ceferin i dorëzoi Kupën, në rastet e zakonshme kapiteni shkon përkrah ekipit dhe e ngre trofeun vetë i pari. Por Gjimshiti, duke treguar gjithë respektin për De Roon që ishte i dëmtuar dhe nuk mundi të luante, zgjodhi që t’ia jepte atij trofeun së bashku me Toloin, duke e ngritur të tre trofeun. Ky gjest i madh i Gjimshitit ka filluar të vlerësohet së tepërmi nga shumë media në Europë.