Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E “injoroi” në Kotor, Rama zbulon pse s’u ngrit për t’u përshëndetur me Kurtin

 
   

Kryeministri shqiptar, Edi Rama bëri bujë me faktin e të injoruarit homologun nga Republika e Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë, ai shton se këto janë veç raportime që bëhen para se të dihet e vërteta.

Sipas tij, ai dhe Kurti ishin parë edhe më parë dhe s’kishte nevojë pse të ngritej sërish.

Këto deklarime i bëri në një paraqitje për medien Nacionale, ndërsa pohoi se njerëzit lëviznin, shkonin e vinin.

“Tash kjo është koha ku jetojmë dhe një fotografi e cila shkëputet nga konteksti dhe qarkullon nga katër anët merr pastaj kuptime dispropocionale që nuk janë të lidhura me realitetin. Faktikisht, unë isha taku më përpara me kryeministrin, nuk ishte ai takimi i parë, dhe aty ishte një situatë qe njerëzit lëviznin, vinin, hynin, nuk kishte atë kuptim që mori.” – tha kreu i ekzekutivit kuqezi.