Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, doli sot në një konferencë për media së bashku me Drejtorin e Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha.
Sveçla e Hoxha patën shumë për të thënë në lidhje me armatimin e sekuestruar nga Policia e Kosovës, mbrëmë në veri të vendit.
Përveq kësaj, Sveçës iu shtrua edhe një pyetje që nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me konferencën e thirrur.
“Ministër a e ke dëgjë këngën kushtuar juve, që po qarkullon këto ditë” – u pyet ministri nga gazetarët.
Ministri Sveçla tha se e ka dëgjuar, sespa ia kanë dërguar, duke shtuar se nuk e njeh autorin e as zhandrrin.
“Shifni, e kam dëgju, ma kanë dërgu. Por unë nuk besoj se kjo këngë, është ajo me të cilen unë duhet të mirrëm në një kohë kur Policia e Kosovës po ballafaqohet me kërrcënime për sulme terroriste. Unë nuk e njoh autorin, nuk e njoh fort mirë as at zhandërr. Por fokusi jonë duhet të jetë në një koordinim sa ma të mirë, që ta mbrojmë Republikën.” – ka thënë Sveçla.
Ditëve të fundit në internet po qarkullon me të madhe një këngë e titulluar “Xhelal Sveçla” e autorit “LOCH”.