
Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Në shumicën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuarit që i keqpërdorin të miturat seksualisht del të jenë persona të moshës madhore. Dyshime për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në rajonin e Prishtinës.
Mediat raportuan mbrëmë edhe për një rast të rëndë dhunimi, rast të cilin e ka lajmëruar në Polici babai i viktimës.
Viktima e rastit ka folur për ngjarjen tek gazetari Vullnet Krasniqi, ajo ka zbuluar se të dyshuarin e ka fqinj, dhe se i njëjti ka thënë se nuk e ka “joshur” vetëm atë, por edhe shoqe te saja.
Në rrëfimin e saj, e mitura tregon se si ka ndodhur rasti, dhe si ka arritur Policia ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin.
I dyshuar për rastin, siç ka raportuar sinjali, është Jahir Gashi, 58-vjeçar, i cili është arrestuar për rastin.
I dyshuari Jahir Gashi