Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“E kam lënë duke qarë”/ Ledjona rrëfen me lot linjën e jetës, vogëlushja e surprizon në mënyrën e veçantë

Një surprizë e veçantë erdhi për banoren e Big Brother VIP. Ajo ishte vajza e saj Miki, e cila u fut në dhomën e surprizave duke përqafuar fort të ëmën.

“Kam lënë Mikin jashtë. Kur ika e kam lënë me lot në sy. Kam larguar dy prindërit nga Korça dhe të vinin në Tiranë. Përpara se të hyja këtu babai ka kryer një operacion. Kam sakrifikuar, jam munduar shumë për të arritur këtu ku jam. Por si të shkojë. Jashtë kanë njohur Ledjonën aq sa unë jam munduar të jap. Brenda njeriut ka shumë karaktere, ka dhe ndjenja të tjera. Njerëzit që duken të fortë janë dhe të ndjeshëm”, tha në klipin e saj Ledjona.
Por përpara takimit me vajzën, banorja fillimisht u përball me një surprizë, plot 64 letra.

Këto letra ishin shkruar nga vajza e saj për çdo ditë qëndrimi brenda shtëpisë së BBV.