Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E kanosi përmes telefonit, kryetari i Vushtrrisë kërkon lirimin e të dyshuarit: Të hymë në Vit të Ri me një frymë të re

 
   

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi kishte raportuar të premten se ishte kanosur nga një person përmes telefonit.

Idrizi në një prononcim ka thënë se kjo i përket këtij viti dhe ka kërkuar nga organet e rendit që ta lirojnë personin i cili është në mbajtje.

“Krejt çka ka ndodh është ajo që e kemi prezantua dje. Po besoj që është e kaluar dhe më vjen keq që sot ai është në mbajtje, edhe pse kam kërkuar që ta lirojnë pasi janë festat…po besoj që gjithçka do t’i takojë këtij viti dhe të hyjmë në Vit të Ri me një frymë të re e me suksese të reja”, ka thënë Idrizi.

I pyetur se a e ka njohur personalisht personin që e ka kanosur përmes telefonit, ai tha “është një qytetar i joni i cili kishte nevojë për punësime, e hallet e njerëzve duke menduar që kryetari është dera e punësimit të tyre”.