Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘E ke grua? Je martuar ti?’, Hana i ‘kërkon llogari’ Mozzik për këngën e re me Kidën

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka postuar disa video ku shihet me vajzën e tij Hana, e cila ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me pyetjet që ajo i bën babait të saj. Së fundmi Mozzik ka publikuar këngën e tij të re me këngëtaren Kida, por duket se bashkëpunimi i tyre nuk është pritur mirë nga Hana, e cila i ka “llogaritur” babait se pse ka kënduar me të.

Në një moment Hana e pyet Mozzik nëse është i martuar me vajzën që shfaqet në videoklip, pra me Kidën.

“A ke grua?”, “A je e martuar” – këto janë pyetjet e vogëlushes.

Përgjigja e reperit është “Jo, bëmë shaka”.