Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

E krahasojnë me Marilyn Monroe, sfidat e modeles Shena mes familjes dhe karrierës, rrëfimi ndryshe në “Vizioni i Pasdites”

Mes karrierës dhe familjes, modelja Amina Shena shpesh krahasohet me Marilyn Monroe.

Por cila janë disa nga sfidat e Aminës. Sakrificat për të qenë aty ku është sot? Jeta si mami dhe si partnere?

Të gjitha këto modelja i ka rrëfyer në emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti.

Amina tregon se është bërë mami në një moshë shumë të re.

Shena: Nuk kisha bërë plane, por ndihem e plotësuar. Fëmija është gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Karrierën e kam nisur në moshën 14-vjeçare. Që e vogël bëja foto dhe aty edhe nga familja më thoshin që do bëhem modele. Më lindi si ndjenjë, e pëlqeja. Më pas jam marrë me balet. Isha ndërmjet baletit dhe modelingut dhe më pas zgjodha modelingun. Nuk jam penduar.

Modelja tregon se çdo fillim është i vështirë dhe në kohën kur ka nisur karriera e saj nuk ka pasur as rrjete sociale.

Shena: Atëherë funksiononte me agjenci, por hap pas hapi arrita t’ia dal. Atëherë ka qenë më e bukur, se tani mund të bëhet çdokush modele, mjafton të kesh celularin.

Pas lindjes, Shena iu rikthye sërish karrierës dhe tregon se ishte e ëma ajo që e ka ndihmuar me djalin, pavarësisht se i mungonte në çdo set që realizonte.

Shena: Më mungonte, por merrja në telefon, më thoshin që është mirë, dhe vazhdoja setin. Nuk e kam marrë ndonjëherë me vete se mendoj që është shumë e lodhshme.

Sa i përket bashkëshortit, modelja tregon se ai nuk e ka kushtëzuar asnjëherë dhe e ka mbështetur në hapat drejt karrierës.

Shena: Më ndihmonte me djalin, por unë isha shumë e fiksuar dhe doja t’i bëja të gjitha vetë.

Për sa i përket planeve për një fëmijë tjetër, modelja thotë se kur të vijë koha e duhur do të ndodhë./vizionplus.tv