Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E kritikoi Kurtin, analisti nga Amerika i reagon ashpër Musliut – ia përmend këto gjëra nga e kaluara

 
   

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot me mëngjes ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ajo e ka quajtur Kurtin demagog, dhe thotë se ai nuk ka bërë asgjë për Kosovën.

Ndaj kësaj deklarate të Musliut, ka reaguar analisti politik nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai në një postim në Facebook i tha deputetës së PDK-së që kryeministri të paktën nuk ka vjedhur si bashkëpartiakët e saj, të cilët dikur udhëheqnin shtetit.

Maxharraj ia kujtoi ehde faktin se Kurti e ‘ndoqi’ kryekriminelin Radoiçiq nga veriu.

Postimi i plotë

Ganimete Musliu: Kurti demagog, asgjë nuk bëri për Kosovën

Mos Gane, ka bo boll, bile nuk ka vjedhur me thasë sikur ata tut, duke e plaçkit shtetin si n’bahçe t’babes.

Por, mos harro edhe Radoiçiqin e ndoqi nga veriu, tani atje s’ka kush e rrah më me stupca e hunj gardhi KFOR-in.