
Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha ka ndarë me ndjekësit për herë të parë një foto me partnerin e saj.
Ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, bukuroshja ka qenë shumë diskrete përsa i përket jetës së saj personale.
Së fundmi i voglin i saj ka festuar ditëlindjen, ndërsa Aurela e ka uruar djalin e tyre në këtë ditë kaq të veçantë.
Krahas urimit modelja ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet e lumtura me të birin, ku në një ndër fotot shihet ajo me partnerin në plazh.
Megjithatë modelja është treguar shumë e vëmendme duke mos zbuluar imazhin sepse fotoja kishte kapur çiftin nga mbrapa.