Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“E njeh psikopatinë e saj dhe di ta përdor aty”, ish-banorja e Big Brother VIP: I çmend të gjithë…

Zhaklina Gjolla, ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBV”, e ftuar në “Live from Tirana” komentoi disa nga konkurrentët dhe situatat e krijuara gjatë këtij edicioni. Ditën e djeshme në shtëpinë e “BBV” shpërtheu një debat i fortë mes Ilnisës dhe Erjolës. Erjola arriti deri aty sa gatoi hallvë pasi sipas saj në kuptimin figurativ Ilnisa ka vdekur. Ky veprim shqetësoi shumë Ilnisën e cila u përlot dhe tha se ka një vajzë jashtë qe e sheh. Si e komenton Zhaklina këtë debat mes vajzave? Ndërkaq, Juli duket sikur po thur plane, ka nisur të krijojë grupime që po nisin të bien në sy. Si e komenton Zhaklina?

Nuk po më duket sikur po ofron një model të mirë. Është shumë i ftohtë emocionalisht me banorët dhe duket sikur po e orkestron ai lojën por në fakt nuk po e bën. Reklamon veten e tij, sikur mundohet të bëjë disa intriga por nuk i bën tamam. Më duket sikur nuk po lëviz ndonjë tel aty brenda, ka dhe shprehje të cilat nuk më pëlqejnë fare. Juli nuk është në katërshen e filanisteve sipas meje, vetëm nëse e sofistikon mënyrën e tij të lojës.

Loja e Eglës brenda “BBV” sipas Zhaklinës?

E kam thënë që në fillim që hyri që Egla ka një strategji për të rënë në sy dhe duket se e ka ndarë mendjen, e njeh psikopatinë e saj dhe di ta përdor aty. Më pëlqen jo për ta pasur shoqe por më pëlqen në lojën e saj. I çmend të gjithë ata aty brenda. Është shumë e përgatitur.

Situata Heidi-Romeo-Françeska?

Heidi më ka pëlqyer që në fillim për një lloj dinjiteti që tregon në biseda. Ka ruajtur normalitetin mes butaforisë, më pëlqeu edhe dalja që i bëri Romeos. Romeo nuk më pëlqeu me presionin që i bëri, zë një të dashur dhe mendon se do rri në shpatullën e tij gjithë kohës. Nuk është ky realiteti. Më pëlqeu fakti që Heidi i tha nuk duhet të ngatërrojmë lojën me marrëdhënien personale. Mënyra se si Romeo i drejtohet Heidit është shumë manipuluese.