Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“E njohim Kosovën si shtet të pavarur”, politikani i opozitës serbe akuza Vuçiqit: Kriminel dhe organizator i sulmit në veri

Politikani i opozitës serbe, Nikola Sanduloviç ka deklaruar se e njeh Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa e cilësoi presidentin Vuçiç si kriminel.

Sanduloviç e akuzoi Vuçiçin si organizatorin e sulmit në veri të Kosovës më 24 shtator, teksa shtoi se asgjë nuk mund të ndodhë në këtë zonë pa dijeninë e Vuçiç.

“Nuk mund ta pranoj dhe më besoni, një pjesë e madhe e serbëve në Serbi nuk e pranojnë diçka të tillë dhe kur Aleksandër Vuçiç flet në emër të Serbisë, dua ta dini që ai flet në emrin e tij personal, për lirinë e tij. Serbia nuk e ka të nëjjtin mendim si Aleksandër Vuçiç. Një shtet demokrat i lirë do që të jetë në miqësi me popullin shqiptar.

Unë jam prezantues i një Serbie demokrate. Një pjesë e Serbisë normale e mendon Kosovën si një vend të pavarur dhe ne patjetër e mbështesim si vend”, u shpreh  Sanduloviç.