Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E PABESUESHME! Mahnitet nga loja e mbrojtësit shqiptar, presidenti kundërshtar hyn në fushën e lojës dhe i bën ofertë ‘live’ (video)

Adana Demirspor, një nga ekipet përfaqësuese turke në Kupat e Europës, që garon në Ligën e Konferencave të UEFA-s, u përball me Cluj në ndeshjen e kthimit.

Murat Sancak, i cili zbriti në fushë pas vërshëllimes finale të trefishtë të arbitrit kryesor, me skuadrën e tij të kualifikuar në raundin e tretë, hyri direkt në pazar transferimi me Arlind Ajetin, i cili bëri paraqitje të jashtëzakonshme, e cila mahniti presidentin kundërshtar.

Kujtojmë se Arlind Ajeti, mbrojtësi ynë i kombëtares, luan në skuadrën rumune të Cluj. Sancak, presidenti i Adana Demirspor, i cili zbriti në fushë pas lojës, shihet që shkon direkt tek Ajeti.

Pasi i kishte pëlqyer shumë performanca e lojtarit shqiptar, thirri drejtorin sportiv Gökhan Göktürk dhe i tha: “Ne po e blejmë këtë”. Më pas shihet duke i shkuar pas mbrojtësit tonë kuqezi, i lexon (mbi)emrin në fanellë, për ta fiksuar dhe pasur në listën e tij të dëshirave për të ardhmen.

Këto momente të Murat Sancak dhe Ajetit janë bërë “kryefjalë” në rrjetet sociale, kanë marrë me qindraa komente dhe pëlqime. Rrallë shohim gjëra të tilla, ku presidenti i një klubi futbolli bie në “dashuri” me lojtarin kundërshtar, aq më tepër në këto nivele, në Kupat e Europës.