Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E paralajmëroi me masa ligjore, vjen REAGIMI i Cllevios

Pasi reperi Cllevio doli me një video në Tik-tok, ku akuzonte Xhensilën se ishte ndarë me Besin për shkak të një bosi në Dubai, këngëtarja paralajmëroi se do të merrte masa ligjore ndaj tij.

Sot përmes një videoje në “TikTok”. Cllevio i është përgjigjur këngëtares, duke nënkuptuar se nuk u frikësohet aspak deklaratave të saj.

“Ky ka marrë Xhensilën se sa ka bërë një çun dhe i duket se është çuni i vet. Është çuni i Besit ai. Kush e njeh Xhensilën është duke ecur me bodyguard. Besi ka frikë nga bodyguardët, s’ka faj. Xhensila Myrtezaj na kapi frika”, thotë Cllevio në videon e publikuar në platformën TikTok.

Prej disa ditësh në medie po përflitet se çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj po shkojnë drejt divorcit, por kjo ende nuk është konfirmuar nga asnjë prej palëve dhe deri atëhere le të themi se këto aludime janë në kuadrin e thashethemeve.