Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“E paturp, je nënë vetë”/ ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, plas sherri mes Ilnisës dhe Ledjonës: Po përdor emrin e vajzës…

Në primen e kaluar, Lediona çoi në nominim Meritonin, i cili duket se nuk e ka pritur mjaft mirë.

Gjatë ditëve të fundit ai ka vendosur të godas në pikën më të dobët Ledjonën, duke i përmendur emrin e vajzës dhe është shprehur që do i’a përmend derisa ajo të qaj.

Ledioni i kërkoi një mendim Ilnisës, e cila u përpoq të mbronte Meritonin edhe pse qartazi ai luajti një lojë që u komentua si e pisët.

“Unë nuk e dija në fillim si ishte situata, tani e kam më të qartë. Jam kaq e drejtpërdrejtë, në ka diçka që nuk bëj do është të kamufloj situata. Këta të dy kanë filluar ,kanë disa ditë që loja e Mikit është hapur. Unë nuk e dija që Ledjona i ka thënë se e bija kishte atë emër. Çështja e Mikit ka një lloj peshe. Jam dakord që i ka thënë se vajza quhej ashtu. Por që ta përdorë për ta goditur, bashkë me Erjolën, kjo jo.”- tha Ilnisa.

“Je e paturp. Ti je dhe nënë vetë moj”- tha Ledjona.