Shqiptari e kishte kërcënuar po ashtu se do i publikonte disa video ku të dy ishin në momente intime
Detaje të reja janë zbarhdur nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Itali, ku një shqiptar akuzohet se ka vrarë një 27-vjeçar shtatzënë.
Mësohet se viktima Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj kishin qenë të dashuruar, por një vit më parë lidhja e tyre mori fund.
Kjo ëhstë bërë shkak që Fandaj ta përndiqte 27-vjeçaren, për shkak se nuk e pranoi kurrë ndarjen. Shqiptari nga Koosva kishte filluar ta bezdiste aq shumë të renë, sa që tetorin e kaluar, ajo e denoncoi për ndjekje. Fandja dyshohet se filloi ta kërcënonte atë, madje edhe me vdekje, duke u paraqitur në supermarketin ku viktima punonte si arkëtare. Në tetor, raportohet se ai e kishte kërcënuar se do i publikonte disa video në internet ku të dy ishin në momente intime.
Krimi ndodhi në via Fornasette, në Spineda, një fshat i Riese Pio X, ku dyshohet se Fandaj e ka ndjekur deri në shtëpi dhe kur ajo ishte në hyrje e ka dhunuar. Në trupin e të ndjerës, ka shenja dhune barbare por edhe 7 gjuajtje me thikë, në pjesën e kraharorit. Ndërkohë shqiptari ëhstë edne në arrati.
27-vjeçarja ishte nëna e një 4-vjeçari me bashkëshortin e saj italian, e ndërkohë ishte 3-muajshe shtatzënë.