Ivan Todosijeviq është liruar nga akuzat pas deklaratë së tij për masakrën e Reçakut.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar Todosijeviqin nga të gjitha akuzat për deklaratën e tij ku mohente masakrën e Reçakut, të cilën e pati quajtur trillm.
Lajmi është konfrimuar nga avokati i tij, Nebojsha Vlajiq.
“Vendimi i Gjykatës Supreme është i formës së prerë, nuk ka më ankesa apo procedurë, zoti Todosijeviq është njeri i lirë.” – ka thënë Vlajiq.
Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Prishtinë më 19 tetor 2022, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj ish ministrit Todosijeviq, me të cilin i njejti ishte dënuar me 1 vit burgim.
Ai akuzohej për veprën: ““Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
Ish-ministrit Ivan Todosijeviq e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut, në të cilën maskarë në vitin 1999, ishin vrarë 45 civilë nga ushtria e shtetit serb.