Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E quajti zhargavinë, por sërish e përqafoi, flet Roza për Merin: Mu duk vetja si…

Mbrëmjen e së martës Vëllai i Madh vendosi që disa nga banorët e shtëpisë të dënoheshin pasi kishin thyer rregullat gjatë javës.

Banorët e BBV3 kanë kaluar natën në një dhomë të improvizuar si kazermë ushtrie. Mesa duket ky izolim ka shërbyer mirë për disa banorë, për t’i dhënë fund konflikteve dhe për të bërë paqe, si në rastin e Rozës dhe Merit. Pasi doli nga kazerma, Roza i ka treguar Romeos dhe Vesës se ka përqafuar Merin, kur mori vesh se Vëllai i Madh do i nxirrte nga izolimi. Ajo shprehet se nuk e di as vetë se si e ka bërë këtë veprim.

“Në u përqafova me Merin, imagjino! Më erdhi, u gëzua e tha “uaa do dalim” dhe më erdhi përballë si fëmijë i lumtur dhe mua mu duk vetja si këlluf edhe e përqafova. Ishte me duar të hapura dhe kur e lëshova nga përqafimi, me duar të hapura më tha mos të të prek”, tregon Roza Lati.