Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë, 13-vjeçari vret veten me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së martës në Ferizaj ku u gjet i pajetë një 13-vjeçar.

Në lidhje me rastin e rëndë mësohet se Prokuroria Themelore ka nisur hetimet pasi dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Viktima është i mitur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar si ‘Vetëvrasje’, por hetimet po vazhdojnë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Imri Neziri” rreth orës 16:46.

Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.